“Ora politike po i mbaron”, Tomorri: Përgjimet nxjerrin Ramën në skenë, po rrethohet nga një fuqi që s’e kontrollon

18 Dhjetor 2025, 20:16 / POLITIKË ALFA PRESS

“Ora politike po i mbaron”, Tomorri: Përgjimet nxjerrin

Përplasjet e sotme në Kuvend dhe zhvillimet e fundit rreth dosjes Balluku kanë hapur një kapitull të ri të krizës politike në Shqipëri, duke e zhvendosur vëmendjen nga zv/kryeministrja tek vetë Edi Rama.

Në një emision televiziv, gazetari Klodian Tomorri deklaroi se, përgjimet e publikuara së fundmi nxjerrin në skenë rolin e Edi Ramës në ndarjen e tenderëve dhe menaxhimin e buxhetit publik.

Sipas Tomorrit, kjo nuk është më një betejë për përgjegjësi individuale, por një përballje për fatin politik të kryeministrit, i cili, për herë të parë, po rrethohet nga forca që nuk i kontrollon dot.

‘Si mund të rrijë më opozita në parlament normalisht? Sigurisht që nuk ka më normalitet dhe Partia Demokratike duhet dhe opozita në tërësi duhet ta përshkallëzojë në maksimum qëndrimin e saj.

Për të, për të kërkuar rrëzimin e qeverisë. Shikoni, ajo që po ndodh sot është unë mund të them paradoks, por mund të them edhe një rast unik. Kemi një mazhorancë me 83 vota që është më e dobët sesa një mazhorancë që ka qoftë edhe 71 vota. Sepse është dobësuar nga skandalet që po i ëh, po i shpërthejnë çdo ditë.

Ke zëvendëskryeministren dhe ministren që ka patur po them 80% të qeverisë praktikisht, sepse përveç se kishte portofolin më të madh të parave publike në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, kishte dhe ëh mëkëmbësit e saj në ministri të tjera të linjës, ishin nomeklatura apo emërtesat e saj. Nga financat tek Ministria e Brendshme e kështu me radhë, e cila është marrë e pandehur dhe kërkohet t’i hiqet mandati që sigurisht zonja Balluku nuk mund të qëndrojë më në detyrë dhe unë mendoj që nuk do të qëndrojë më në detyrë.

Shiko, tani nuk po luhet më për Ballukun dhe kjo është e qartë. Këtu po luhet fati i kryeministrit, sepse përgjimet e rrjedhura së fundmi kanë nxjerrë në skenë emrin e kryeministrit. Pra kanë nxjerrë kryeministrin që urdhëron se si ndahen llokmat e buxhetit, se këtë tenderin do ta marri ky se ka rënë dakord me kryeministrin, këtë tjetrin e ka ky se e ka folur me kryeministrin. Pra, nuk e di çfarë duhet të ndodhë më. Dhe e gjithë, e gjithë lufta.

Po kjo është arsyeja pse USB-ja me provat po futen në kasafortën e FLESH-it.

Shiko ne kemi bërë një debat, e kemi bërë dhe me Bledin para dy javësh apo tre javësh në mos gaboj kur shpërtheu dosja e Ballukut, që Bledi vazhdonte mbante atë qëndrimin që këto janë, në një farë mënyre lojëra që i interesojnë Edi Ramës.

Unë kam një mendim komplet tjetër. Unë po them që zoti Rama po rrethohet dhe ata që po e bëjnë rrethimin, ata që kanë nisur këtë ofensivë janë një fuqi përtej asaj që ai mund të kontrollojë’, u shpreh ndër të tjera, gazetari Klodian Tomorri.

Po ndodh...

ide