
“Po fusin duart në procesin e numërimit”- Agron Shehaj pretendon për manipulim të votave: Jemi pranë mandatit të dytë! Po i shpallin të pavlefshme duke u kapur me ngjyrën e fletës

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj pretendon se po i vidhen votat në Tiranë, duke u kapur me ngjyrën e fletës së votimit.
Në një komunikim për mediat nga qendra e numërimit, ai thotë se duke qenë se Mundësia është pranë mandatit të dytë, po “fusin duart për të vjedhur votat”.
Teksa solli një shembull me fletë të tjera votimi qe dalloheshin nga ngjyra, Shehaj u shpreh se nese do te ndiqej kjo logjike duhet të shpalleshin të pavlefshme edhe fletet e tjera, por qëllimisht po i behet Mundesisë.
“Këto janë tre fletë votimi, e para dhe e treta janë fletë votimit të Partisë Mundësia. Thonë që ngjyra e këtyre dhe e kësaj këtu dallojnë, kështu që duan të shpallin të pavlefshme këto fletë votimi. Kërkova që të shikonin edhe një fletë votimi nga një subjekt politik. Këtu qartësisht të treja dallonin. Nëse do ndiqej logjika që ngjyra nuk është identike kishte hapësirë për të shpallur të pavlefshme cilëndo nga këto. Ngaqe jemi shumë afër mandatit të dytë dhe mandatin e dytë në bazë të kutive që hapen herë e marrim dhe herë i shkon një subjekti tjetër, praktikisht tani po fusin duart në procesin e numërimit për të na vjedhur mandatin. Kjo është mënyrë e fundit që kanë zgjedhur”, tha Shehaj.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128