
Poli Hoxha për bastin e Ramës në Kuç: 74 ose 78 ose 88=313

Gazetari Poli Hoxha ka reaguar me ironi ndaj bastit të Ramës të vendosur në Kuç të Vlorës, ku ai në një copë letër paracakton si në zgjedhjet e vitit 2021, se sa deputetë do të sigurojë, edhe pse këtë e vendosin shqiptarët në 11 maj.
Basti i Ramës në Kuç të Vlorës "vulos" projeksionin e kryeministrit sipas të cilit PS merrte 78 mandate minimun dhe 88 maksimumi.
Ky është projeksioni "fitues" i Ramës për zgjedhjet e 11 majit, edhe pse ndryshe nga basti (74 mandate) i vitit 2021, PS ka në burg dhe nën hetim shumicën e qeverisë dhe kryebashkiakëve në mandatin e tretë.
Hoxha ironizon Ramën duke shkruar, "74 ose 78 ose 88=313", një frazë kjo e "huazuar" nga Lulzim Basha, "7x7=314", që nēnkupton se të gjitha hesape korruptive të Ramës të çojnë në burg.
Fraza goditëse e Bashës u klikua miliona herë nga njerëz të shumtë, pasi tregonte një realitet që Rama kërkon që ta shmang: Kryeministri ka shumë shokë tek 313 apo dhe qeli të tjera dhe vetë është nisur për atje./Alfapress.al

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128