Preç Zogaj: Tre pasojat politike që do të vijnë pas votës së sotme të PS-së pro Ballukut

12 Mars 2026, 21:50 / POLITIKË ALFA PRESS

Preç Zogaj: Tre pasojat politike që do të vijnë pas

Analisti Preç Zogaj, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV vendimin e sotëm të shumicës parlamentare për të mos ia hequr imunitetin deputetes Belinda Balluku, deklaroi se do të ketë tre pasoja politike pas këtij vendimi, nga ajo që qeveria do të jetë përballë SPAK-ut, se PS do të vijojë me gjuhën përçmuese ndaj SPAK dhe me reagimin që do të vijë nga vendet e BE-së dhe ndikimin që do të ketë te integrimi.

“Unë mund të flas për pasojat politike të vendimit të sotëm. Është vendim politik i parlamentit.

Pasoja e parë është mesazhi se PS dhe Rama se pas mosheqjes së imunitetit nuk na keni më në krah, por përballë. Për mua nuk është problem, sepse ishte problem kur ekzekutivi i qëndronte mbi kokë. Ky mendoj se është fakt normal. SPAK ka qenë i përgatitur për këtë përballje nfa sulmet deri te rrogat që u përmend Rama. SPAK tani është i vetëdijshëm se ekzekutivin e ka përballë dhe nuk do të sugjestionohet dhe do të vazhdojnë punën për misionin historik për të ndëshkuar pandëshkueshmërinë. Ky është mesazhi i parë, pa maska.  

Pasoja e dytë është një gjuhë e përdorur jo vetëm sot, por e përdorur në PS e cila si levë e Arkimedit për vendimin ka të bëjë me një gjuhë investim me retorikë përtej fjalëve që në kërkesën e SPAK nuk ka vepër penale për korrupsion.

Gjuha përçmuese kthehet në një kushtrim. Relativizimi i veprës penale është një kushtrim për administratën dhe malavitën në Shqipëri. Gjithë toni i fjalimeve parlamenti ka bërë një lloj gjykimi si një gjykatë e shkallës së pestë.

Pasoja e tretë ka të bëjë se si do të reflektohet te vendet e BE-së. Deklaratat nga Gjermania, Britania apo BE dhe Rama që sot i ka dalë Zot. Nëse kjo i del pa kosto për integrimin do t’i them bravo të qoftë. Nëse këmben një aspiratë me një imunitet ateherë bie mbi të”- tha Zogaj.

 

Po ndodh...