
PS ankohet në KQZ për votën e emigrantëve: Kompania private s’po zbaton detyrimet! Zarfi nuk u ka shkuar anëtarëve të të njëjtës familje! Ankesa nga USA, Greqia dhe Italia

Partia Socialiste i ka drejtuar një letër ankesë KQZ-së, ku evidenton një sërë problemesh të hasura gjatë procesit të votimit nga jashtë vendit, duke kërkuar marrjen e masave të menjëhershme.
Këto shqetësime janë përcjellë nga qytetarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë dhe përfshijnë:
Mosrespektimi i protokolleve të njoftimit nga DHL përmes emailit dhe SMS-ve, sidomos në Greqi dhe Itali.
Vështirësi në komunikim me DHL, ku kontaktet nuk përgjigjen ose shfaqen si “call failed”.
Refuzim i marrjes së zarfeve të kthimit nga DHL, sidomos në Greqi, dhe raste kur qytetarëve u kërkohet ta dorëzojnë fizikisht në pikën postare.
Kërkesa për pagesë për kthimin e zarfeve nga ana e DHL.
Fletë votimi mungojnë në zarf, me raste konkrete në SHBA, Itali, Angli dhe Greqi.
Shpërndarje e pabarabartë e zarfeve brenda të njëjtës familje.
Mesazhe për adresë të pasaktë, pavarësisht konfirmimit të saj nga zgjedhësit.
Dërgesa pa paralajmërim nga korrierët, që rezulton në kthimin e zarfeve pa dijeni të votuesve.
Mosnjohje e bar kodeve nga DHL në disa raste, sidomos në Brescia, Itali.
PS kërkon që KQZ të ndërhyjë pranë DHL-së për të zgjidhur këto çështje sa më shpejt, duke siguruar që procesi i votimit nga jashtë të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe efektive.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128