“Pse duhet të vinte Donald Trump dhe të merrte në konsideratë armëpushimin dhe paqen?!”/ Rama: Evropa duhet të forcojë kapacitetet e saj të mbrojtjes

16 Maj 2025, 19:21 / POLITIKË ALFA PRESS

“Pse duhet të vinte Donald Trump dhe të merrte në

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij ne konference me kreministren e Danimarkës, Mette Frederiksen bëri thirrje për një qasje të balancuar mes forcimit të mbrojtjes dhe ruajtjes së idealit historik të paqes që ka përfaqësuar Evropa ndër shekuj.

“Evropa duhet të bëjë më shumë për mbrojtjen dhe kapacitetet e saj të vetëmbrojtjes. Por unë besoj se kjo është vetëm njëra anë e medaljes,” deklaroi Rama, duke shtuar se “ana tjetër lidhet me emrin e vet Evropës – një kontinent që historikisht ka qenë sinonim i paqes dhe parashikimit të një të ardhmeje të qëndrueshme.”

Sipas tij, ndërsa rritja e investimeve në mbrojtje është e domosdoshme, është po aq e rëndësishme ndërtimi i një vizioni të qartë për të ardhmen. “Duhet të punojmë në të dyja drejtimet,” theksoi ai.

Në mënyrë të drejtpërdrejtë, Rama ngriti edhe një pikëpyetje politike ndërkombëtare: “Pse duhet të vinte Donald Trump që të merrte në konsideratë armëpushimin dhe paqen? Ndoshta sepse ne ishim të përqendruar pas një kauze të drejtë, por nga ana tjetër humbëm terren kur bëhet fjalë për diplomacinë.”

Rama shtoi se vizioni i tij për Evropën është ai i një bashkësie që nuk humb idealet themelore në rrugën drejt rritjes së sigurisë. “Nëse e humbasim këtë vizion, territoret tona bëhen më pak të vlefshme për t’u mbrojtur,” tha ai.

Në fund, me një ton ironik dhe vetëreflektues, Rama shtoi: “Siç tha edhe Mette Frederiksen, jemi shumë socialistë – ndoshta jo socialistët më të mirë, sepse fitojmë zgjedhjet – por ky është këndvështrimi im.”

 

Po ndodh...