Qarku Korçë/ Partia Socialiste kryeson me mbi 54 % të votave! Si renditet Partia Demokratike, ja kush është forcë e tretë

12 Maj 2025, 22:15 / POLITIKË ALFA PRESS

Qarku Korçë/ Partia Socialiste kryeson me mbi 54 % të votave!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet për zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Korçës, ku deri më tani janë numëruar 327 nga 422 kuti votimi.

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka marrë 44,929 vota, që përbën  54.5% të totalit.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka marrë 28,530 vota, që përbën 34.6% të totalit, duke mbajtur vendin e dytë në zgjedhje.

E treta renditet Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) me 3,483 vota  ose 4.2%.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka marrë 44,929 vota – 54.5%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka marrë 28,530 vota – 34.6%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) ka marrë 3,483 vota – 4.2%

Partia Mundësia ka marrë 1,778 vota – 2.2%

Partia Socialdemokrate (PSD) ka marrë 1,828 vota – 2.2%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) ka marrë 689 vota – 0.8%

Lëvizja Bashkë ka marrë 696 vota – 0.8%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) ka marrë 186 vota – 0.2%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) ka marrë 125 vota – 0.2%

Lëvizja Atdheu (LA) ka marrë 92 vota – 0.1%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) ka marrë 55 vota – 0.1%.

 

ide