Rama heq paralele mes Enver Hoxhës dhe SPAK: E duan Ballukun në burg pa gjyq, si ata që deshën pushkatimin e gjyshit të saj!

9 Mars 2026, 12:44 / POLITIKË ALFA PRESS
Rama heq paralele mes Enver Hoxhës dhe SPAK: E duan Ballukun në burg

Kryeministri Edi Rama theksoi gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së se po e kërkojnë arrestimin e Belinda Ballukut ende pa iu bërë gjyqi, sikurse ata që kërkonin pushkatimin e gjyqit të saj Beqir Balluku. Kështu kryeministri ka hequr një paralele mes regjimit të Enver Hoxhës dhe SPAK!

Sipas Ramës, “prezumimi i pafajësisë duhet të jetë si parakusht absolut i çdo hetimi dhe procesi dhe si vijë e prerë ndarëse mes demokracisë e diktaturës, mes drejtësisë dhe arbitraritetit.

“Duan Ballukun në burg edhe pa u hapur dera e gjyqit për të nisur procesin iu them që t’i bëjnë vetes një pyetje. Ku ndryshojmë ne? Ku duhet të ndryshojmë ne, shqiptarët e sotëm pavarësisht bindjeve politike apo njerëzore, nga ata që e deshën medoemos të pushkatuar gjyshin e saj. Pasi ua bëri fillimisht gjyqin në gazetë, radio e TV dhe i dënoi në emër të popullit pa u dhënë të drejtën të mbrohen në sytë e popullit. Kjo nuk është një pyetje që e bëj sot për të mbrojtur Ballukun, sepse nuk jam avokati i askujt përballë një akuze të ngritur nga prokuroria, ndaj kujtdo qoftë, kjo është pyetje që bëj sot por për të mbrojtur të vërtetën e madhe që i takon demokracisë nga të gjithë abuzuesit e saj sepse jam kryeministër i këtij vendi. Kjo e vërteta e madhe quhet prezumimi i pafajësisë, si parakusht absolut i çdo hetimi dhe procesi dhe si vijë e prerë ndarëse mes demokracisë e diktaturës, mes drejtësisë dhe arbitraritetit. “, tha Rama.

Rama më tej tha se për të ngritur kartonat dhe për të votuar për arrestimin e Ballukut do të duhet që të kenë të paktën një arsye që kanë patur kur kanë votuar më përpara për heqjen e imunetit të një deputeti. Sipas tij, duhet të kenë prova bindëse se ajo ka tentuar të arratiset apo të prishë provat e intimidojë dëshmitarët.

“Që të ngremë dorën për të votuar kërkesën e arrestit për Ballukun, me kartonin që na kanë dhënë socialistët dhe mbështetësit tanë, përfshirë edhe ata të kryeqytetit të socialistëve në Fier, na duhet të kemi të paktën njërën nga arsyet që kemi pasur kur e kemi bërë këtë më parë. Nuk po them të kemi skenë krimi, kushte flagrance qapo qoftë një provë bindëse për tentativë arratisje apo prishje prove që janë arsye për paraburgim sepse sjellin lëndim relativ të detyruar të parimit të prezumimit të pafajësisë. Por të paktën njërën nga arsyet që kemi pasur kur e kemi bërë këtë më parë. Që prej reformës ne kemi votuar për 2 arreste, njërën për shkelje të përsëritur të vendimit të gjykatës, tjetri për plot të zeza, korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Në këtë rast nuk kemi asgjë nga këto”, shtoi ai.

Rama i cilësoi materialet prej 16 mijë faqe të depozituara në Kuvend nga SPAK, krahas kërkesës së heqjes së imunitetit, si “propagandë” dhe “iluzion optik”.

“Materiali shumë voluminoz që e shoqëron kërkesën, siç u tha nga Prokurori 16 mijë faqe është tregues i dobësisë së madhe që ka kërkesa se ato faqe janë një kolpo e bukur propagandistike për t’i çuar shqiptarëve se janë 16 mijë faqe me vjedhje. Në fakt ajo janë studime, projektime, prokurime e vendime, urdhëresa, e marrë dhe e çuar për tu futur në dosje, që nëse përbën provë për diçka është prova më e fort e punës së madhe serioze të ministrisë së infrastrukturës. Të tjerat janë dokrra.”, tha Rama.

Po ndodh...

ide