“Shqipëria i përket BE-së!”, Von der Leyen uron Ramën: Keni bërë përparime të madha...

14 Maj 2025, 11:37 / POLITIKË ALFA PRESS

“Shqipëria i përket BE-së!”, Von der Leyen uron

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhje, duke vlerësuar përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian.

Në një mesazh në “X”, Von der Leyen nënvizon rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit për reformat e nevojshme.

“I dashur Edi Rama, urime për fitoren tuaj zgjedhore! Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt Bashkimit tonë. Le të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për reformat e BE-së. Shqipëria i përket BE-së!” – shkruan Von der Leyen.

Presidentja e KE është ndalur gjithashtu edhe në samitin që do të zhvillohet në Tiranë, ku tha se pret me padurim që të përgëzojë personalisht Ramën, ndërsa nesër vjen në Tiranë.

“Pres me padurim t’ju përgëzoj personalisht nesër në Tiranë,” përmbyll ajo mesazhin e saj.

Von der Leyen: I dashur Edi Rama, urime për fitoren tuaj zgjedhore! Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt Bashkimit tonë. Le të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për reformat e BE-së. Shqipëria i përket BE-së! Pres me padurim t’ju përgëzoj personalisht nesër në Tiranë.