
Shumica të painteresuar për politikën, mbi 114 mijë të rinj zgjedhës për herë të parë në 11 maj


Në zgjedhjet e 11 majit do të votojnë për herë të parë 114 642 të rinj. Nëse votuesit e rinj do të merrnin pjesë të gjithë në zgjedhje, 18-vjecarët votues do të nxirrnin mesatarisht deri 10 mandate deputetësh në kuvend.
Tirana, qarku më i madh i vendit, ka edhe numrin më të lartë të maturantëve votues. 28.569 votues përherë të parë mund të përcaktojnë fatin dy kandidatëve për deputet për legjislaturën e ardhshme.
Ndërsa vota e të rinjve të Fierit, Durrësit dhe Elbasanit mund zgjedhë nga një deputet për secilin qark.
Po kaq e rëndësishme është vota e të rinjve edhe në qarqet e tjera. Por me sa duket maturantët votues janë më pak të interesuarit ndaj politikës në Shqipëri.
18-vjeçarë pranë gjimnazeve të Tiranës, të pyetur nga A2 CNN pranojnë se nuk i njohin programet e as kandidatët. Vota e tyre në 11 Maj më se shumti orientohet nga bindjet dhe interesat e familjes.
Të shumtë janë 18-vjeçarët që jo vetëm nuk besojnë tek politika por as nuk do të shkojnë në votimet e 11 Majit. Thonë se nuk njohin kandidatet, programet e as drejtuesit aktualë të institucioneve të rëndësishme të vendit.
Madje dhe ata politikanë që në këto zgjedhje u përpoqën të tërhiqnin online vëmendjen e të rinjve, nga këta të fundit njihen më shumë si personazhe Tik-Toku. Për shumë të rinj të intervistuar, votues për herë të parë 11 Maji është një ditë e zakonshme pushimi. Thonë se presin provimet e Maturës Shtetërore me shpresën për t’u larguar jashtë vendit.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128