SMS-ja në grupin e PS/ Erion Braçe akuzon ish-drejtuesen e njësisë 5 si sabotatore: Nëse vijon në fushatë do i bëj kallëzim penal

23 Prill 2025, 15:16 / POLITIKË ALFA PRESS

SMS-ja në grupin e PS/ Erion Braçe akuzon ish-drejtuesen e

Deputeti Erion Braçe i sjellë nga qarku i Fierit në atë të Tiranës, prej disa javësh ndaj episode pakënaqësie për mënyrën sesi u soll në këtë garë, pabarazitë apo metodat e "pandershme" të kandidatëve të tjerë të PS në këtë garë. Por kësaj here, zemërimi duket se ka gjasa të kthehet në një përballje të Braçes me strukturat e PS. Erion Braçe denoncon Anila Shehun, ish-drejtuese e PS në njësinë 5 se është duke e copëtuar PS në këtë zonë, se po kërcënon kryetarët dhe anëtarët e PS në këto organizata deri edhe në vendin e punës. Braçe thotë se do të bëjë një kallëzim penal për Shehun, që e akuzon si "sabotatore" të zgjedhjeve në njësinë e tij. 

Mesazhi është publikuar nga Hashtag.al dhe shkruhet si më poshtë: 

MIREDITA!
Ky eshte mesazhi i KRYETARIT TE PARTISE, ne mes te javes qe shkoi;
Nuk do ta postoja kurrsesi ketu, sikur situata te mos ishte agravuar kaq shume ne territorin e njesise sone, NJESISE 5 dhe, sikur kjo te mos ishte e perseritur prej vitit 2021;
DO JU LUTEM TE LEXONI MESAZHIN!

Tani;
ANILA SHEHU-ish drejtuese e PS ne NJESINE 5, po ben prej javesh egzaktesisht kete qe kryetari i Partise KA NDALUAR TE NDODHE!

ANILA SHEHUN, per shkak te gjithe cfare ka bere gjate kohes qe ka drejtuar PS ne NJESINE 5, sjelljes mizerabel me anetaret e PS, sjelljes teresisht te paligjshme ne ZYRAT E SHTETIT dhe me njerezit e punesuar aty, sjelljes se tmerrshme me nje proces jetik si LEGALIZIMET, E LARGOVA UNE NGA DREJTIMI QE MORI PER PAK DITE PARA DISA JAVESH, me miratimin e Kryetarit te Partise.

Para dhe pas asaj dite, ANILA SHEHU ka bere gjithcka per te copetuar PARTINE SOCIALISTE NE NJESINE 5; dy javet e fundit ka rritur angazhim e saj ne ato drejtime qe KRYETARI I PS I KA NDALUAR-kontakt me kryetaret e organizatave te PS TE NJESISE 5 per nje kandidat jashte NJESISE 5, kercenim ndaj kryetareve dhe anetareve te PS te ketyre organizatave deri me vendin e punes po per te njejtin qellim!

E gjitha kjo e provuar nga une tani dhe e njohur prej meje edhe nga roli i saj ne ZGJEDHJET E VITIT 2021!

TANI;
Ky eshte mesazhi i fundit qe une shkruaj ketu ne grup; mesazhi i dyte nese ANILA SHEHU VIJON, do jete publik ne te gjitha rrjetet sociale; akti i trete nese ANILA SHEHU VIJON, do jete KALLEZIM PENAL per Intimidim dhe kercenim ndaj kryetareve e anetareve te PARTISE SOCIALISTE!!

Nderkohe;
I kam kerkuar bashkekryetareve te PS NE NJESINE 5, te nisin proceduren e CRREGJISTRIMIT TE ANILA SHEHUT NGA PARTIA SOCIALISTE!

Ne ane tjeter;
Kam nje mesazh shume te qarte per KRYETARET DHE CDO ANETAR TE PS NE NJESINE 5:

NE VENDET E PUNES NUK JENI PREJ ANILA SHEHUT; JENI PREJ MERITES SUAJ PROFESIONALE DHE KONTRIBUTIT TE GJITHESECILIT!

Keshtu do te jete dhe neser;
JU KAM THENE QARTE SE LIBRI I MERITES DO JETE I VETMI UDHEREFYES NESER!

ANILA SHEHU nuk hyn e as do te hyje kerkund ne 12 MAJ; madje si teresisht e papershtatshme ne perputhje me ligjin, nuk ka si te jete as aty ku eshte!

VIJOJME ME DETYRAT!.

 

Po ndodh...