
“S’mund ta luftosh korrupsionin e Ramës me Roshin dhe Metën”, Basha: Te Koalicioni Euroatlantik janë demokratët e sakrificës që duan drejtësi dhe ndryshim

Në intervistën për Ora News, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, deklaroi se në zgjedhjet e 11 majit, alternativa e vetme e demokratëve të vërtetë përball Ramës është Koalicioni Euroatlantik, me numrin 4 në fletën e votimit. Ai tha se këtë e tregon edhe qyndrimi në parlament që nuk bashkuan votat me kryeministrin për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu, as për të mbyllur listat, as për të ngritur kulla betoni.
“Te Koalicioni Euroatlantik janë demokratët e sakrificë, ata që kanë qëndruar me qytetarët dhe kanë bërë betejat më të forta kundër Edi Ramës. Nuk kemi bashkuar vota për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu, as për të mbyllur listat, as për të ngritur kulla betoni me Ramën. Këto i kanë bërë ata që sot pretendojnë se përfaqësojnë opozitën, por që në fakt janë një fasadë”, tha Basha.
Ai u bëri thirrje të gjithë demokratëve të zhgënjyer apo të pavendosur që deri më 11 maj të rikthehen te forca që mishëron vlerat e tyre historike.
“Në listën tonë janë drejtuesit e vërtetë të Partisë Demokratike, njerëz që kanë sakrifikuar gjithçka. Ndërsa tek 1-shi është Ilir Meta, Elvis Roshi, Pëllumb Shullazi, simbol i krimit dhe korrupsionit të lidhur me Edi Ramën” - tha ndër të tjera Basha.
Pjesë nga intervista:
Te Koalicioni Euroatlantik janë demokratët e sakrificave, njerëz që kanë qëndruar në krah qytetarëve, njerëz që kanë bërë betejat më të forta me Edi Ramën. Që nuk kanë bashkuar votat me Edi Ramën për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu siç kanë bërë ata; që nuk kanë bashkuar votat me Edi Ramën për të mbyllur listat siç bërë ata që përmendët ju; që nuk janë bashkuar me Edi Ramën në afera e kulla betoni në Tiranë e anë e mbanë. Demokratët e vërtetë, partia e vërtetë demokratike është Koalicioni Euroatlantik. Ndaj dhe thirrja ime ndaj të gjithë atyre demokratëve që janë hutuar nga kjo situatë, - e që një pjesë e madhe e kanë gjetur rrugën, shpresoj që një pjesë tjetër do ta gjejë rrugën deri më datë 11, që ta kuptojnë se shpresa e vërtetë e demokratëve është Koalicioni Euroatlantik. Në listën tonë, janë drejtuesit e demokratëve ndër vite që kanë sakrifikuar gjithçka; janë zëdhënësit më të fuqishëm të kauzave të Partisë Demokratike. Tek njishi është Ilir Meta, është Elvis Roshi, është Pëllumb Shullazi- deputeti i Fatos Nanos dhe kryetar bashkie i Edi Ramës; pra janë simbolet e korrupsionet dhe të krimit të lidhur drejtpërdrejtë me Edi Ramën. Keq më vjen, 1-shi sot nuk përfaqëson as sakrificën, as shpresën e demokratëve, ndaj shoh një mbështetje të jashtëzakonshme dhe në rritje tek të gjithë ata që e kuptojnë realisht që Partia e vërtetë demokratike është Koalicioni Euroatlantik në këto zgjedhje, numri 4; 1-shi është Ilir Meta, është Elvis Roshi dhe askush nuk mund të bindet, që të dalësh e t’i thuash shqiptarëve që: unë do ta largoj Edi Ramën, e do luftoj krimin me Elvis Roshin dhe korrupsionin me Ilir Metën.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128