
Çifti më i ri i SHOWBIZ-it konfirmon romancën!

Zow Kravitz dhe Noah Centineo janë përfolur së fundmi si një çift i ri në Hollywood, pas disa paraqitjeve të përbashkëta që kanë ngjallur kuriozitetin e fansave.
Dyshja u pa duke shijuar një mëngjes në një ambient romantik në restorantin Chez Ma Tante, në Brooklyn, ku pavarësisht përpjekjeve për të mos tërhequr vëmendjen, nuk kaluan pa u vënë re.
Sipas një burimi që foli për Page Six, Kravitz dhe Centineo dukeshin të përfshirë në biseda të ngrohta, duke qëndruar të afërt, por pa gjeste të dukshme romantike që mund të konfirmonin lidhjen.
Nuk është hera e parë që janë parë bashkë, së fundmi janë fotografuar edhe në parkun McCarren, ndërsa thashethemet për një romancë nisën që në muajin mars, kur u kapën pas një darke në Los Angeles.
Për momentin, asnjë prej tyre nuk ka reaguar publikisht ndaj këtyre zërave, por mediat dhe fansat po ndjekin me vëmendje çdo lëvizje të tyre.
Ndarjet janë gjithmonë të vështira, veçanërisht kur je në sy të publikut. Pas ndarjes nga Channing Tatum, Zoë Kravitz ka zgjedhur të mbajë një qëndrim dinjitoz, duke mos folur keq për ish-të dashurin e saj, por duke e mbajtur një qëndrim pozitiv, veçanërisht në lidhje me bashkëpunimin e tyre profesional.
Kravitz dhe Tatum u takuan kur ajo e zgjodhi atë për një rol në filmin e saj të parë si regjizore, “Blink Twice”.
Ajo e përshkruan Tatum si aktorin ideal për rolin e Slater King, një miliarder i pasur dhe i njohur, duke theksuar se audienca nuk e kishte parë kurrë atë të luante një personazh të tillë.
Kravitz e quajti këtë mundësi si një shans për të shfrytëzuar “karizmën” e Tatum, e cila i shërbeu shumë për të krijuar një personazh të besueshëm dhe me shumë shtresa.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128