Kardinalët e mbledhur në Romë për zgjedhjen e Papës së ri, thirrje për armëpushim të përhershëm në Ukrainë

6 Maj 2025, 16:17 / BOTA ALFA PRESS

Kardinalët e mbledhur në Romë për zgjedhjen e Papës

Kardinalët e mbledhur në Romë për të zgjedhur një Papë të ri kanë lëshuar një deklaratë duke iu referuar mungesës së përparimit në përfundimin e luftës në Ukrainë.

Ata bëjnë thirrje për të gjitha palët e përfshira në procesin e negociatave, të arrijnë  “një armëpushim të përhershëm sa më shpejt të jetë e mundur

“Ne, Kardinalët e Kishës së Shenjtë Romake, të mbledhur në Kongregacionin e Përgjithshëm para fillimit të Konklavit, pasi kemi vërejtur me keqardhje se nuk është bërë asnjë përparim në promovimin e proceseve të paqes në Ukrainë, Lindjen e Mesme dhe në shumë pjesë të tjera të botës, dhe se sulmet janë intensifikuar, veçanërisht kundër popullsisë civile, u bëjmë një thirrje të përzemërt të gjitha palëve të përfshira që të arrijnë një armëpushim të përhershëm sa më shpejt të jetë e mundur dhe të negociojnë, pa parakushte ose vonesa të mëtejshme, paqen e dëshiruar prej kohësh nga popullatat e përfshira dhe nga e gjithë bota.  I ftojmë të gjithë besimtarët të intensifikojnë lutjet e tyre drejtuar Zotit për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, thuhet bë deklaratën e përbashkët.

 

Po ndodh...