
Brazili nuk heq dorë nga Ancelotti, vendimi final brenda javës

Federata Braziliane e Futbollit (CBF) nuk ka hequr ende dorë nga ëndrra për ta pasur Carlo Ancelottin në pankinën e kombëtares, pavarësisht ngadalësimit të bisedimeve disa ditë më parë.
CBF dëshiron që kjo çështje të sqarohet sa më shpejt të jetë e mundur, për të pasur kohë të planifikojë detyrat e ardhshme.
Emri i trajnerit të ri pritet të shpallet së shpejti, në mënyrë që të mund të drejtojë Vinicius dhe shokët e tij në sfidat kualifikuese për Botërorin kundër Ekuadorit dhe Paraguajit.
Nëse marrëveshja me trajnerin italian nuk realizohet, CBF është gati të kalojë te alternativa të tjera, si Jorge Jesus, i cili ka lënë Al-Hilal pas një sezoni të vakët, ose Abel Ferreira, trajneri i suksesshëm i Palmeiras, shumë i vlerësuar në Amerikën e Jugut.
Ndërkohë, në një intervistë për “Sport TV”, Rodrigo Caetano, koordinatori i kombëtareve braziliane, e ka bërë edhe më të qartë presionin ndaj Ancelottit: “Në CBF kemi takime të vazhdueshme të brendshme. Unë dhe Ednaldo po përpiqemi të zgjedhim trajnerin e ri sa më shpejt të jetë e mundur.
Këto janë negociata konfidenciale. Është praktikisht e pamundur të flasim me përqindje. E dimë që zgjedhja e trajnerit të përfaqësueses është një çështje me përgjegjësi të lartë në nivel kombëtar, por synojmë ta finalizojmë vendimin maksimumi për një javë”.
Pas shkarkimit të Dorival Junior në fund të marsit, Brazili kërkon të rikthehet në rrugën e duhur dhe vazhdon të joshë “Carletton”, por durimi nuk është i pafund.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128