USB-ja me 16 mijë faqe prova për Ballukun, kushti që iu vuri deputetëve kreu i SPAK, Klodian Braho. Refuzoi edhe sugjerimin e Peleshit

Mësohen detaje të reja nga mbledhja 5 orëshe në Këshillin e Mandative.
Mësohet se kreu i SPAK, Klodian Braho, ka deklaruar se në USB me prova për Belinda Ballukun janë rreth 16 mijë faqe.
Braho, ka deklaruar se në USB me prova për Belinda Ballukun janë rreth 16 mijë faqe.
Më tej burimet saktësojnë se Braho, duke folur për aksesin që do të kenë anëtarët e Këshillit në USB, do të duhet të firmosin një deklaratë konfidencialiteti, të përpiluar nga Prokuroria e Posaçme.
Kryetar i Kuvendit, Niko Peleshi, i tregoi kreut të SPAK, se edhe Kuvendi i ka gati deklaratat e konfidencialitetit, megjithatë Braho ka ngulmuar që anëtarët e Këshillit do të duhet të firmosin deklaratën e përpiluar nga SPAK, dhe jo atë të Kuvendit.
Sakaq mësohet se kopja e vetme e USB që SPAK ia ka dërguar Kuvendit është futur përsëri në zarf, dhe do të shumëfishohet në 10 kopje aq sa është numri i Anëtarëve të Këshillit, vetëm kur ata të kenë firmosur deklaratën sipas hartimit të SPAK.
Po ashtu mësohet se avokati i Ballukut, Ardian Kalia, ka thënë se është e pamundur 5 ditë kohë që propozuan prokurorët e SPAK për të lexuar 16 mijë faqe dhe prova në USB.
Po ashtu mësohet se avokati i zonjës Balluku, i ka thënë prokurorëve të SPAK, se një prej provave të reja, që i është sjellë Kuvendit, ka qenë e administruar prej tyre, përpara ditës kur zonja Balluku, për herë të parë u njoh me GJKKO me masën e ndalimit për të dalë nga vendi dhe të pezullimit nga detyra./TCH
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
