Egnatia rikthehet në krye të Superiores, mund Partizanin, Dinamo përmbys Vorën

Ditën e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Në dy duelet e para të kësaj jave, u shënua një total prej 6 golash.
Egnatia ia doli që të triumfonte në shtëpi me shifrat 2-1 përballë Partizanit. Golat për rrogozhinasit u shënuan nga Buric dhe Ndreca, ndërsa golin e vetëm për të kuqtë e shënoi Ogunleye.
Në krahun tjetër, Dinamoi fitoi me përmbysje përballë Vorës në “Air Albania”, sfidë e cila përfundoi 2-1. Golin e parë të ndeshjes, pra për Vorën, e shënoi Patrik Bardhi. Megjithatë, dinamovitët përmbysën në pjesën e dytë me Teixeira dhe Dejvi Bregun.
Kështu, rrogozhinasit marrin kreun e Superiores me 34 pikë, ndërsa të kuqtë me 23 të tilla mbajnë vendin e 6-të. Në krahun tjetër, Dinamo “blindon” vendin e 3-të me 29 pikë, ndërsa me 16 pikë Vora mbetet e 7-ta.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
