Aksident në aksin Fier–Berat, zetori përplaset me makinën dhe përfundon në kanal, një i plagosur

19 Dhjetor 2025, 18:42 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në aksin Fier–Berat, zetori përplaset me makinën

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier–Berat pranë fshatit Velmish. Një automjet tip “Benz” me drejtues Josif Shkëmbin, është përplasur me një mjet bujqësor tip Zetor, dhe për pasojë drejtuesi i mjetit bujqësor i identifikuar si Ani Hazizi, ka mbetur i lënduar.

Ai është transportuar me urgjencë drejt qendrës shëndetësore të Roskovecit, për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur përcaktimin e shkaqeve të aksidentit në fjalë dhe disiplinimin e trafikut.

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit, automjeti me drejtues shtetasin F. Z. është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin E. S.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar shtetasi F. M., si dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja M. D., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Po ndodh...

ide