Vendimi/ Qeveria akordon mbi 220 mln lekë pë rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti në Durrës dhe Shijak

19 Dhjetor 2025, 18:34 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vendimi/ Qeveria akordon mbi 220 mln lekë pë rindërtimin e

Qeveria ka miratuar akordimin e fondit të rindërtimit, 220 mln lekë për riparimin e dëmtimeve të banesave nga tërmeti.

Konkretisht, në masën 169 850 000 (njëqind e gjashtëdhjetë e nëntë milionë e tetëqind e pesëdhjetë mijë) lekë pa TVSH, për financimin e rikonstruksionit të njësive individuale të banimit në Bashkinë Durrës.

•Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 5 314 932,40  (pesë milionë e treqind e katërmbëdhjetë mijë e nëntëqind e tridhjetë e dy presje dyzet) lekë pa TVSH, për financimin e riforcimit  të banesave individuale për ata individë, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë, që rezultojnë me shkallë dëmi DS4 e që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punime rikonstruksioni, në bazë të aktekspertizave të thelluara, në Bashkinë Shijak.

Efekti financiar në masën 5 314 932,40  (pesë milionë e treqind e katërmbëdhjetë mijë e nëntëqind e tridhjetë e dy presje dyzet) lekë përballohet nga shpenzimet e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2025, dhe i transferohet Bashkisë Shijak në formën e transfertës së pakushtëzuar.

Po ndodh...

ide