Presidenti Donald Trump nuk përjashton mundësinë e luftës në Venezuelë: Maduro e di saktësisht se çfarë dua

19 Dhjetor 2025, 22:02 / BOTA ALFA PRESS

Presidenti Donald Trump nuk përjashton mundësinë e luftës

Presidenti amerikan Donald Trump nuk e ka përjashtuar mundësinë e një lufte kundër Venezuelës, në një kohë kur Uashingtoni po rrit presionin ndaj Karakasit, duke vendosur edhe një bllokadë detare.

“Jo, nuk e përjashtoj,” deklaroi presidenti republikan në një intervistë telefonike për rrjetin televiziv NBC News, e regjistruar të enjten dhe transmetuar sot.

Trump akuzon presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro, i konsideruar si një nga “armiqtë” e SHBA-së, se është në krye të një rrjeti trafiku droge, akuza që Maduro i ka mohuar kategorikisht.

“Nicolás Maduro e di saktësisht se çfarë dua. Ai e di më mirë se kushdo tjetër,” tha Trump, duke refuzuar megjithatë të sqarojë nëse qëllimi i tij është rrëzimi i presidentit venezuelian.

Në fillim të javës, Trump njoftoi për një “bllokadë të plotë” ndaj anijeve cisternë që i janë nënshtruar sanksioneve dhe që afrohen ose largohen nga Venezuela.

Në intervistë ai paralajmëroi se do të ketë konfiskime të tjera të anijeve, pas sekuestrimit javën e kaluar të një cisterne që transportonte naftë venezueliane.

Po ndodh...

ide