Policia nuk e raportoi, si u manipulua aksidenti fatal i peshkatarit në Durrës

Një aksident i rëndë rrugor, i ndodhur mbrëmjen e 28 qershorit 2025 në zonën e Urës së Dajlanit në Durrës, që solli vdekjen e peshkatarit 55-vjeçar Arben Byku, nuk u publikua asnjëherë në media dhe nuk u pasqyrua me asnjë kronikë apo njoftim zyrtar për publikun. Byku u përplas nga një automjet tip Range Rover, i drejtuar nga 35-vjeçari Enio Likmeta, dhe u dërgua në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku qëndroi për rreth tre javë pa u identifikuar dhe pa praninë e familjarëve, të cilët ndërkohë e kërkonin si person të humbur.
Pas vdekjes, trupi i tij u dërgua në morgun e Tiranës si person i paidentifikuar, ku qëndroi për javë të tëra, derisa u gjet rastësisht nga familjarët, rreth një muaj pas zhdukjes.
Familjarët deklarojnë se gjatë gjithë kësaj kohe janë drejtuar vazhdimisht në Komisariatin e Policisë së Plazhit në Durrës, në Komisariatin e Durrësit dhe në Spitalin e Durrësit, ku janë siguruar nga oficerë të policisë se nuk rezultonte asnjë informacion për Arben Bykun dhe se nuk kishte ndodhur asnjë aksident i tillë.
Ndërkohë, oficeri i policisë gjyqësore (OPGJ) Arjan Qesja deklaron se identifikimi do të kishte qenë i menjëhershëm nëse Stacioni i Policisë së Plazhit do të kishte njoftuar për zhdukjen e 55-vjeçarit, duke theksuar mungesën e theksuar të koordinimit mes institucioneve. Hetimi ka nxjerrë në pah tre akte ekspertize me përfundime diametralisht të kundërta lidhur me shpejtësinë e mjetit në momentin e aksidentit.
Ekspertiza e parë flet për një shpejtësi rreth 44 km/h.
Ekspertiza e dytë, e firmosur nga dy ekspertë, e vlerëson shpejtësinë nën 50 km/h, duke ia atribuar përgjegjësinë kryesisht këmbësorit.
Ndërsa ekspertiza e tretë, e kryer nga eksperti Evald Jaho, përllogarit shpejtësinë rreth 73–75 km/h, dyfish mbi kufirin e lejuar prej 40 km/h, dhe konkludon se aksidenti do të ishte shmangur nëse mjeti do të qarkullonte me shpejtësinë e lejuar./Piranjat
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
