
I ranë skelat në kokë, gruaja e Bledi Shkëmbit i kërkon milionat në gjyq “Arlis Ndërtim” të Armand Lilos

Rrëzimi i një skele hekuri nga pallati në ndërtim i firmës “Arlis ndërtim” sh.p.k. të Armand Lilos, ka çuar në dyert e gjykatës së Tiranës, biznesmenin e lidhur ngushtë me pushtetin.
Një nga dy të plagosurit, Imelda Shkëmbi, e cila mbeti e dëmtuar teksa ecte në trotuar tek pallati që ndërtonte firma e Lilos, (pas godinës së presidencës), i është drejtuar me një kërkesë padi gjykatës së Tiranës, duke kërkuar prej saj detyrimin e kompanisë “Arlis Ndërtim”, të paguajë financiarisht shkaktimin e dëmit, të ndodhur në Janar 2024.
Shorti elektronik ka zgjedhur gjyqtaren Ina Hoxhaj, për të shqyrtuar këtë kërkesë padia, të depozituar nga Imelda Shkëmbi, e cila rezulton të jetë dhe bashkëshortja e Trajnerit të Tiranës, Bledi Shkëmbi.
Imelda Shkëmbi ka kërkuar pagimin e disa milion lekëve nga “Arlis Ndërtim”, për shkak të dëmtimeve shëndetësore që pësoi gjatë momentit të rrëzimit të skelave në rrugë dhe trotuar.
Për këtë incident, në muajin Janar 2024 policia e Tiranës arrestoi dhe më pas la të lirë, për veprën penale të “Shkeljes së rregullave dhe mbrojtjes në punë”, Elton Osmanllari, punëtor, Erjon Kanto, sipërmarrës dhe Zef Kalaj inxhinier i kompanisë “Arlis Ndërtim”.
Sipas verifikimeve të grupit hetimor në terren, ata nuk kishin zbatuar rregullat për të ruajtur, qoftë punëtorët, ashtu edhe këmbësorët e rastit që kalonin në rrugë.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128