
Mori pjesë në festimet në Moskë, kryeministri i Sllovakisë: Kam marrë kërcënime! Jam kundër “perdes së hekurt” mes Evropës dhe Rusisë

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka denoncuar kërcënimet që po merr në lidhje me pjesëmarrjen e tij në ngjarjet festive të Rusisë.
Ai ka deklaruar se po përballet me presione politike dhe kërcënime për ndëshkim, lidhur me vendimin e tij për të marrë pjesë në ceremonitë e 9 majit në Moskë, në kuadër të 80-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Gjatë një vizite në Memorialin Qendror të Dëshmorëve të Ushtrisë së Kuqe në qytetin Mihalovce të Sllovakisë, Fico mbrojti qëndrimin e tij, duke theksuar se pjesëmarrja e tij në ngjarjet ruse nuk ka lidhje me zhvillimet ndërkombëtare aktuale.
“Po kërcënohem me ndëshkim nëse vendos të marr pjesë në ngjarjet në Moskë më 9 maj. Çfarë lidhjeje mund të kenë ngjarjet për 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në vendin që ka mbajtur barrën më të madhe, me ato që po ndodhin sot?“, deklaroi ai.
Kryeministri sllovak e cilësoi pjesëmarrjen e tij në kryeqytetin rus si një akt që kundërshton „rikthimin e një Perdeje të Hekurt të re“ mes Europës dhe Rusisë, duke ngritur shqetësimin për ndarjen që, sipas tij, disa grupe politike në Perëndim po përpiqen ta krijojnë.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128