Sondazhi i shkurtit, lajmi i prillit dhe matja për Koalicionin Euroatlantik para se Koalicioni të ekzistonte

22 Prill 2025, 17:13 / POLITIKË ALFA PRESS

Sondazhi i shkurtit, lajmi i prillit dhe matja për Koalicionin Euroatlantik

Siç është bëtë tashmë e zakonshme qeveria ka nisur shpërlarje masive truri me sondazhe të paracaktuara. Kjo synon të demotivojë qytetarët të shkojnë të votojnë dhe të krijoj përceptimin se gara elektorale ka përfunduar pa nisur ende.

Mbrëmjen e djeshme, televizioni kombëtar Top Channel transmetoi një sondazh zgjedhor gjatë emisionit të drejtuar nga Grida Duma, me autorësinë e sondazhistit amerikan John McLaughlin. Emri i njohur i sondazhistit dhe origjina amerikane e kompanisë u përdorën si garanci për cilësinë dhe besueshmërinë e sondazhit, por e vërteta që u ekspozua gjatë emisionit hodhi hije të rënda mbi këtë pretendim.

Kjo është një nga lojërat e vjetra që qeveria ka shndërruar në praktikë: sondazhe të porositura nga mazhoranca që kryhen në muajin shkurt dhe publikohen në prill, me një qëllim të qartë propagandistik – të krijohet perceptimi se “Rama ka fituar”, përpara se qytetarët të kenë shprehur vullnetin me votë.

Në këtë logjikë manipulimi, nuk mungoi as bllofi i radhës: sipas sondazhit, mbështetja për Koalicionin Euroatlantik, grupimi i drejtuar nga Lulzim Basha, rezultonte vetëm 0.7%. Një shifër që jo vetëm bie ndesh me realitetin e fushatës, por që u paraqit në mënyrë të thatë dhe jashtë çdo konteksti, duke krijuar një perceptim të deformuar për një forcë politike që në javët e fundit ka shfaqur një rritje të ndjeshme në terren, në opinionin publik dhe në rrjetet sociale.

Por paradoksi më i madh u ekspozua gjatë intervistës live me vetë autorin e sondazhit. I pyetur nga Grida Duma, John McLaughlin pranoi se të dhënat i përkisnin muajit shkurt – një periudhë kur Koalicioni Euroatlantik nuk ishte ende i regjistruar si subjekt zgjedhor, nuk kishte nisur fushatën, nuk kishte publikuar programin dhe as listat e kandidatëve.

Grida Duma: Ajo që do të lexojmë sonte, do ta bëjmë të ditur për publikun shqiptar, është një sondazh që mbaron në shkurt, pra janë data dhe të dhëna që i referohen deri në muajin shkurt. Jam korrekte?
John McLaughlin: Saktë.

Ky pohim e rrëzon plotësisht vlerën e çdo rezultati të lidhur me Koalicionin Euroatlantik në këtë sondazh. Si mund të matet një forcë që s’kishte hyrë ende në garë? Si mund të pretendohet vlerësim objektiv për një subjekt që nuk ekzistonte ligjërisht në momentin e kryerjes së sondazhit?

Ky nuk është sondazh, është propagandë e ambalazhuar. Një përpjekje e qartë për të zhvlerësuar një alternativë që po fiton gjithnjë e më shumë besimin e qytetarëve. Një shkelje ndaj etikës mediatike dhe një fyerje për inteligjencën e opinionit publik.

 

ide