Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me Alimehmetin

15 Maj 2025, 22:50 / POLITIKË ALFA PRESS

Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca

Tirana është qarku i fundit që pritet të mbyllë procesin e numërimit të votave preferenciale, kur duhen edhe 154 kuti të fundit të shpallin rezultatin përfundimtar të mandateve të dala nga votimet e 11 majit.

Sipas të dhënave më të fundit të orës 21:00, nga koalicioni opozitar PD-ASHM, vijon garën për mandatin e 13-të, Jorida Tabaku me Ilir Alimehmeti, por me një diferencë të thellë.

Nga të dhënat e KQZ, Tabaku numëron 16,642 vota, ndërsa kandidati i PD Ilir Alimehmeti 15,021 vota, pra diferenca është afro 1620 vota.

Megjithë ndryshimin e shifrave, diferenca e thellë duket se i jep Tabakut një vend të sigurt në garë e megjithatë pritet të shihet deri në fund se si do të ndryshojë kurba e votave.

 

Po ndodh...

ide