"Të dënuar për mashtrim fshihen pas Jet Bank"/ Këlliçi: Zhvatën 200 mln €, përgjigja e BSH qesharake…
Dokumente zyrtare nga Ministria e Brendshme gjermane dhe një denoncim i fortë publik ka deputeti i PD, Belind Këlliçi, kanë ngritur alarmin mbi licencimin e bankës së parë tërësisht online në Shqipëri, “Jet Bank”.
I ftuar në TASK FORCE në SYRI TV me Sonila Meçon, Këlliçi u shpreh se prapa kësaj banke dyshohet se qëndrojnë individë të dënuar për një skemë mashtrimi ndërkombëtare me vlerë 200 milionë euro, duke ngritur pikëpyetje serioze për procesin e verifikimit nga Banka e Shqipërisë.
Këlliçi theksoi se sipas dokumenteve të publikuara, shtetasi gjerman Oliver Hammer, drejtor i kompanisë “Constador LTD” e regjistruar në Qipro, e cila zotëron 71% të aksioneve të “Jet Bank”, rezulton të ketë një të kaluar problematike.
Gjithashtu, Këlliçi deklaroi se i është drejtuar zyrtarisht dy herë Bankës së Shqipërisë me një sërë pyetjesh kyçe, por nuk ka marrë asnjë përgjigje thelbësore.
Këlliçi: Faleminderit Sonila ju që jeni, mbase i vetmi emision deri tani që hidhni dritë mbi këtë skandal shumë të madh, që prek sistemin tonë bankar. Është një problem siç unë e kam përshkruar sistemik, nuk është thjesht një lidhje personash që kanë të bëjnë me vjedhjen e shtetasve europianë e tjerë e tjerë dhe nuk janë lidhje të rastësishme. Por këtu cënohet drejtpërdrejtë siguria financiare edhe siguria e sistemit tonë bankar, edhe i gjithë sistemit bankar, dhe çuditërisht mjafton të shihni dhe portalet dhe mediat se ku bëhet prezent ky denoncim dhe kuptoni menjëherë sasinë e madhe të parave që janë hedhur jo për të bërë reklamë, por për të censuruar të vërtetën në raport me këtë bankë, që është banka e parë digjitale, e miratuar dhe e licensuar nga Banka e Shqipërisë, dhe ndërkohë ë pyetjeve të mia, qoftë muajin e kaluar, zyrtarisht drejtuar Bankës së Shqipërisë, ende nuk i është përgjigjur guvernatori dhe banka, e ndërkohë shkresën e dytë që kam dërguar, sërish me pyetjet e përsëritura drejtuar Bankës së Shqipërisë, guvernatorit dhe Këshillit Mbikëqyrës, sërish nuk kam marrë përgjigje. Shkurtimisht, unë kam publikuar sot një dokument të Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, dokument ë zyrtar dhe është dokument i Ministrisë Federale të Brendshme, i cili hedh dritë mbi personat që janë prapa kësaj banke. Pra, shtetasi Oliver Hammer që unë kam publikuar ditën e sotme, rezulton si një individ që përmes kompanisë ku ka qenë drejtor menaxher, kompania ka qenë, se i kam mbajtur shënim për korrektesë, GRF Europe OU, që ka qenë një kompani e cila ka operuar për llogari të kompanisë famoze 4XFX, në pronësi të shtetasit izraelit Gal Barak. Të dy këta shtetas janë dënuar me katër vite burgim për ngritjen e një skeme mashtrimi përmes biznesit të call center-ave në vlerën e të paktën 200 milionë eurove që i kanë vjedhur shtetasve anëtarë të Bashkimit Europian në vende si Austria, Gjermania, Italia dhe pse jo edhe jashtë BE-së tashmë, shtetasve britanikë. U kanë vjedhur të paktën 200 milionë euro me këtë biznes. Tani, këto pyetje unë i kam drejtuar Bankës së Shqipërisë, e kam drejtuar Bankës së Shqipërisë që para një muaji apo pothuaj gjashtë javësh. Cila është eksperienca e kësaj kompanie, e kompanisë Constador LTD, që zotëron 71% të Jet Bankut dhe që zotërohet dhe që ka drejtor të përgjithshëm po këtë individ, Oliver Hammerin, që ka qenë i dënuar me katër vite burgim për zhvatjen e qytetarëve të Bashkimit Europian, bazuar në dokumenta zyrtare të Ministrisë së Brendshme Federale në Gjermani.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128