Përhapi lajmin e rremë për SIDA në Bashkinë e Gjirokastrës, nën hetim Emin Kokalari, i sekuestrohet celulari

Shtetasi Emin Kokalari është vënë nën hetim në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ka përhapur një lajm të rremë lidhur me një pretendim se kryebashkiaku Flamur Golemi dhe disa punonjës të Bashkisë së Gjirokastrës janë të infektuar me HIV/AIDS.
Burime për mediat bëjnë me dije se në kuadër të hetimeve paraprake, Kokalarit i është sekuestruar telefoni, ndërsa po shqyrtohet edhe mundësia e marrjes së masave të mëtejshme, përfshirë urdhër-ndalimin.
Çështja ka nisur pas kallëzimit penal të depozituar nga Bashkia e Gjirokastrës, e cila e akuzon Kokalarin për përhapje të informacionit të rremë në rrjetet sociale, duke pretenduar se kryebashkiaku dhe një numër punonjësish ishin të infektuar me HIV/AIDS. Sipas bashkisë, ky informacion ka shkaktuar panik dhe pasiguri te qytetarët.
Përfaqësuesi ligjor i institucionit, avokati Arben Llangozi, bëri të ditur se kallëzimi penal synon jo vetëm identifikimin e autorëve, por edhe vendosjen e përgjegjësisë ligjore për përhapjen e panikut publik.
“Është depozituar kallëzim penal për shpërndarjen e një lajmi të rremë në rrjetet sociale, sipas të cilit pretendohet se në Bashkinë Gjirokastër ka një epidemi HIV/AIDS. Kemi kërkuar hetim të plotë për të gjithë personat e përfshirë, në mënyrë që qytetarët të marrin një përgjigje të saktë dhe të qartë mbi këtë çështje,” u shpreh Llangozi.
Ai theksoi se, nëse rezulton se nuk ka asnjë bazë për këto pretendime, personat përgjegjës për përhapjen e këtij informacioni duhet të përballen me drejtësinë për pasojat e shkaktuara.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128