Zgjedhja e Presidentit të ri, Kurti i ofroi PDK-së postin e kryeparlamentarit, zbulohen prapaskenat në Kosovë

20 Prill 2026, 21:44 / KOSOVA ALFA PRESS
Zgjedhja e Presidentit të ri, Kurti i ofroi PDK-së postin e

Kryeministri Albin Kurti i ka ofruar Partisë Demokratike të Kosovës postin e kryeparlamentarit në këmbim të qëndrimit të deputetëve të tyre në sallë në seancën qe do të mundësonte zgjedhjen e Presidentit. 

Kryetari i PDK, Bedri Hamza deklaroi se e kanë refuzuar këtë ofertë dhe se për partinë e tij çështja e Presidentit konsiderohet e mbyllur.

Ndonëse kanë mbetur edhe një javë kohe, në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të zgjedhur presidentin, pas këtij vendimi të PDK dhe të LDK më herët, bëhet e pamundur zgjedhja e kreut të shtetit.

Kjo nënkupton se vendi shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të tretat brenda një periudhe gati njëvjeçare.

Po ndodh...

ide