Protesta e PD/ Abilekaj: Berisha thotë se e tmerruan Ramën, por të tmerruar janë vetëm mbështetësit e opozitës!

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për protestën e opozitës.
Abilekaj tha se dhuna e policisë dëshmon garën e drejtorëve të policisë se kush dhunon më shumë protestusit. Analisti kritikoi edhe drejtuesit e PD, duke deklaruar se gazin lotsjellës e kanë si dekoratë, ndërkohë që pas protestës shkojnë në shtëpi dhe nuk ndodh asgjë.
"Përballë një pushteti që nuk pranon as sharjen, as molotovin dhe as protestën, kërkon polici represive, opozita ka mbetur në të njëjtën skemë, është bindur. Del aty për të bërë adetin. Pastaj shpërndahet në shtëpi me dekoratën e heroit, kush mori më shumë gaz lotsjellë dhe ujë me piper. E shohim garën e drejtorëve të policisë, se kush dhunon më shumë opozitarët. Kush kap ata çunat e molotovit.
Nuk themi pse marrin ata që shkelin ligjin, por të çash një mur deputëtësh me dhunë… Gara mes drejtorëve të policisë, devotshmëria që do të tregojë drejtori i policisë. Një pjesë e protestuesve mbetën në burg.
Represioni i një qeveritari paranojak rritet, dhe opozita është e dorëzuar para paranojës së dhunës, nuk kërkon mjete të reja. Ne e dimë rezultatin, dalin thonë tmerruam Ramën, por të tmerruar janë vetëm mbështetësit e opozitës", deklaroi Abilekaj.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

