Carlos Alcaraz fiton sfidën me Sinner në Laureus Sports Awards; spanjolli është Sportisti i Vitit

Carlos Alcaraz fiton sfidën me Jannik Sinner në Laureus Sports Aëards 2026 ose siç përkufizohen ndryshe ‘Çmimet Oscar’ të Sportit. Për të tretin vit radhazu ceremonia e ndarjes së këtyre çmimeve mbahet ne Madrid, me Alcaraz që u shpall Sportisti i Vitit.
Alcaraz e fitoi këtë çmim pas një viti 2025 të jashtëzakonshën që e pa të fitojë 2 tituj Grand Slam(Roland Garros dhe US Open) duke arritur në finalen e Wimbledon. Në moshën 22 vjeçare, tenisti bëhet sportisti më i ri në moshë që fiton këtë çmim duke vijuar në gjurmët e legjendave të tjera të këtij sporti Roger Federer, Rafael Nadal dhe Novak Djokovic. Carlos Alcaraz edhe në 2023 kishte fituar një çmim Laureus si ‘Zbulimi i Vitit’
‘Është një nder i pabesueshëm për mua që fitoj çmimin e Sportistit të Vitit në Laureus-tha Alcaraz-si tenist konkurroj për tituj në fushë, por kjo statujë Laureus do të thotë diçka më shumë, sepse do të thotë se vlerësohem si një prej sportistëve më të mirë në botë në të gjitha disiplinat. Tre vjet më parë, fitova çmimin Laureus si Zbulimi i vitit në Paris dhe takova një prej idhujve të mi, Lionel Messin që fitoi çmimin si Sportisti i Vitit. Atë ditë ëndërrova të shkruaja emrin tim në listen e ftiuesve dhe sot ia dola. Po ndjek gjurmët e gjigandëve si Messi, Federet, Djokovic, Usain Bolt dhe natyrisht të madhit Rafael Nadal. Tani e kuptoj pse këto çmime kanë shumë domëthënie për sportistët më të mirë në botë’
Më pas Alcaraz falenderoi edhe rivalin e tij Jannik Sinner.
‘Po të mos ishim përballur kaq shpesh në fushë duke motivuar njëri tjetrin për të përmirësuar paraqitjet tona, besoj se asnjë nga ne nuk do të arrinte në nivele të tilla-shtoi Alcaraz-gjithnjë kam ndjerë një lidhje të fortë me Laureus dhe fjalët frymëzuese të Nelson Mandelës. Edhe unë besoj se sporti mund ta ndryshojë botën. Edhe pas natës së çmimeve, Laureus tregon se sa i fuqishëm mund të jetë sporti për t’iu dhënë mundësi të rinjve në të gjithë botën. Të dish që historia ime mund të frymëzojë brezin e ardhshëm, më bën të ndihem krenar, ashtu siç është shtrengimi në duar i kësaj statuje Laureus’
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128