Aksidenti hapi debat në Formula 1, reagimi i pilotit: E papranueshme çfarë ndodhi

20 Prill 2026, 23:47 / SPORT ALFA PRESS

Aksidenti hapi debat në Formula 1, reagimi i pilotit: E papranueshme

Oliver Bearman ka reaguar pas aksidentit në Suzuka, ku përfundoi në barriera duke shmangur makinën e Franko Kolapintos.

Ai pësoi vetëm lëndime të lehta, por kritikoi ashpër rivalin: “Ajo që bëri është e papranueshme. Ne pilotët flasim për më shumë respekt mes nesh dhe pastaj ndodh kjo”.

Sipas pilotit të Haas, diferenca shumë e madhe e shpejtësisë mes makinave (rreth 50 km/h), e shkaktuar nga rregullat e reja, e bëri situatën të rrezikshme. Ai theksoi se një lëvizje e vogël në ato kushte mund të sjellë pasoja serioze. Rasti ka hapur debat në Formula 1 dhe pritet që të merren masa para garës së Miamit për të shmangur incidente të ngjashme.

Po ndodh...

ide