“Opozita po justifikon paaftësinë e vet”/ Krasniqi: Shqipëria s’ka shpresë dhe entuziazëm
Politologu Afrim Krasniqi tha se PD sot po përpiqet të justifikojë paaftësinë e saj si opozitë, në një kohë kur në vend nuk ka shpresë, nuk ka entuziazëm dhe mungojnë reformat.
Krasniqi theksoi domosdoshmërinë që PD të bëjë propozime në lidhje me reformat, pasi kjo është detyra kryesore e saj. Ndër të tjera Krasniqi vuri në dukje se arma kryesore e një opozite nuk janë protestat, por janë idetë.
"Shqipëria e ka jetike rotacionin politik. S’ka qeverisje, s’ka reforma, s’ka progres, s’ka shpresë, s’ka entuziazëm, s’ka asnjë nga elementët që duhet të kishte një vend në këto lloj kushtesh, dhe ndodhemi në një fazë ku në mënyrë të çuditshme e gjithë opozita justifikon paaftësinë e vet dhe është pengesë e rotacionit politik në Shqipëri!", tha politologu duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN.
"Tani t’i biem nga Kina për të kërkuar arsyet është krejt e thjeshtë. U tha që arma kryesore e opozitës është protesta. Arma kryesore e çdo opozite në botë janë idetë. U bë ky panairi i famshëm i Diasporës, pati disa statuse në rrjetet sociale, por askush s’doli të propozonte, detyra kryesore e opozitës është të propozojë reforma", u shpreh Krasniqi.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128