Prokurorët e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA: Forcojmë partneritetin në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

20 Prill 2026, 20:59 / POLITIKË ALFA PRESS
Prokurorët e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë

Divizioni Penal i Departmentit të Drejtësisë në SHBA ka njoftuar për një takim të rëndësishëm me përfaqësues të SPAK, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionit.

Sipas një postimi në rrjetin social X, Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm A. Tysen Duva dhe programi OPDAT mirëpritën prokurorët dhe hetuesit e SPAK, të kryesuar nga drejtuesi i institucionit, Klodjan Braho.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e SPAK zhvilluan angazhime me disa institucione kyçe amerikane, përfshirë FBI, DEA dhe ICITAP.

Po ndodh...

ide