
Terror në mesnatë/ Futbollistit ekuadorian i marrin gruan dhe djalin, vetë fshihet nën shtrat

Në mes të një vale të egër kriminaliteti që ka përfshirë Ekuadorin, futbollisti i njohur i ekipit Emelec, Jackson Rodriguez, përjetoi momente terrori kur persona të armatosur bastisën banesën e tij në Guayaquil.
Ngjarja ndodhi të mërkurën rreth orës 03:00 të mëngjesit, kur sulmuesit thyen derën dhe hynë me forcë në shtëpi, – raporton The Sun.
Rodriguez, 26 vjeçar, u fsheh nën shtrat për të shpëtuar, ndërsa autorët rrëmbyen gruan dhe djalin e tij pesëvjeçar. Ai i pa nga dritarja duke u larguar me një kamionçinë gri me dy kabina.
Ngjarja ndodhi në lagjen Mucho Lote 2, në një zonë që përfshihet nga gjendja e jashtëzakonshme e shpallur nga qeveria për shkak të përshkallëzimit të dhunës dhe aktivitetit të grupeve kriminale. Vetëm në tremujorin e parë të vitit, janë raportuar mbi 2,300 vrasje të dhunshme në vend.
Rodriguez ka luajtur nëntë ndeshje këtë sezon në LigaPro, kampionati më i lartë në Ekuador, dhe aktualisht skuadra e tij ndodhet në vendin e 11-të.
Raste të ngjashme rrëmbimesh kanë ndodhur edhe më parë – në dhjetor të kaluar, futbollisti Pedro Perlaza u rrëmbye në Esmeraldas dhe u gjet i gjallë disa ditë më vonë.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128