“Vota për nr 4, votë pro SPAK-un”, Basha: Tallje me shqiptarët të kërkosh votën për ata që janë në arrest apo për të shpëtuar shokët nga 313-ta

9 Maj 2025, 22:11 / POLITIKË ALFA PRESS

“Vota për nr 4, votë pro SPAK-un”, Basha: Tallje me

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, gjatë një interviste në emisionin “Log2” në News24, tha se është absurde që qytetarëve t’u kërkohet të votojnë për numrin 5, për një qeveri që ka anëtarë të kabinetit në burg. Ai gjithashtu tha se edhe vota për numrin 1, u premtohet që të luftohet korrupsionin me Ilir Metën, që është në arrest për fshehje pasurie dhe pastrim parash, dhe krimin me Elvis Roshin, i larguar për përdhunim në grup, është një tallje me qytetarët.

Basha apeloi për një votë masive për Koalicionin Euroatlantik, numrin 4 në fletën e votimit, si e vetmja alternativë që garanton luftë të vërtetë kundër korrupsionit. Ai përsëriti mbështetjen e pakushtëzuar për SPAK-un dhe theksoi se vetëm një drejtësi e fortë mund të çojë përpara betejën kundër abuzimit me pasuritë publike dhe të ardhmen e vendit.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Edi Rama që kërkon votën për numrin 5 që të hap qelitë e të nxjerr gjysmën e kabinetit që ka në burg? Do ta çojmë votën te numri 1 ku na propozohet të luftohet korrupsioni me Ilir Metën e krimit me Elvis Roshin? Sigurisht që ky do të ishte jo thjesht një harxhim, por do të ishte një tradhëti ndaj familjeve tuaja, ndaj fëmijëve tuaj, ndaj vetes tuaj. Do zhgërryheni në llucë edhe katër vite të tjera. Ndaj për ne e vetmja alternativë është numri 4, Koalicioni euroatlantik sepse asgjë nuk do të bëhet më mirë nëse nuk fuqizojmë SPAK-un që t’i shkojmë deri në fund betejës që ka nisur e ta mbush plotë e për plotë 7x7=313 me shokët e korruptuar të Edi Ramës dhe me këdo që ka cënuar pasuritë publike, taksat e shqiptarëve dhe të ardhmen e shqiptarëve.
Si rezultat i vendosjes së interesave personale të Sali Berishës mbi interesat e vendit, mbi interesat e opozitës, mbi interesat e demokratëve, është një PD e cila zvarritet në gjunjë kur duhej të merrte përpara ta fshinte qeverisjen e korruptuar 12 vjeçare të Edi Ramës, zvarritet në gjunjë dhe propozon si ndryshim Ilir Metën dhe Elvis Rioshin. Kemi ardhur në një pikë ku zoti Berisha propozon me të vërtetë njësoj si dhe unë problemi kryesor është korrupsioni dhe krimi, por propozon që korrupsionin ta luftojë me Ilir Metën që ndërkoh është në arrest për korrupsion, për fshehje pasurie, për pastrim parash dhe me Elvis Roshin, ikonën e ligjit të dekriminalizimit i cili u largua nga posti i kryetarit të bashkisë së Kavajës, jo thjesht për krim të organizuar dhe për drogë, po për përdhunim në grup. Që është fqaja e zezë e Edi Ramës dhe e PS, ky e merr dhe e sjell si alternativë.

 

Po ndodh...