
“Vota për numrin 5 dhe 1 është për t’i prerë krahët SPAK-ut”, Basha ironizon Ramën: Shqiptarët e kanë marrë vesh, sytë dhe votën 4 për të mbushur plotë 7x7=313

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka ironizuar sërish kryeministrin Edi Rama.
Nga shtabi elektoral i kandidatit për deputet Fatmir Gjoçi në Kamëz, Basha i thotë kryeministrit se e ka marrë vesh i madh e i vogël që 7x7=313 dhe votën e do për t’i pre krahët SPAK-ut.
Ai më tej shprehet se vota për numrin numrin 5, është votë për të hapur dyert e 7x7=313, ndërsa vota për numrin 1 është për të nxjerr nga burgu Ilir Metën e për të dehabilitur Ilir Metën.
Sipas Bashës, shqiptarët e kanë të qartë që Shqipëria ecën përpara vetëm duke mbushur plotë 313-ën me votën për numrin 4.
“O Rame, ku i ke shokët mo Ram? E ka marrë vesh gjithë dynjaja, i madh dhe i vogël, tek 7x7=313 o Rame. O Rame, e kanë marrë vesh që e do votën për t’i pre krahët SPAK-ut! E dinë mirë shqiptarët, vota për numrin 5, është votë për të hapur dyert tek 7x7=313. E ka marrë vesh i madh dhe i vogël, e ka marrë vesh dhe bufi që vota për numrin 1, është votë për të nxjerr nga burgu Ilir Metën e për të rehabilituar Vis Roshin. Po jo mo Ram, i keni bo hesapet pa njerëzit. Po vjen 11 maji, e kanë marrë vesh i madh dhe i vogël, Shqipëria ecën përpara vetëm duke e mbushur plotë 313-ën. Vendoi gishtin kokës Rame, sytë 4, 7x7=313” - shprehet Basha.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128