Vota preferenciale/ PS arrin rekord në Fier, Zegjine Çaushi ndër fituesit e listës së hapur

Vijon numërimi i votave preferenciale në Patos dhe Fier, ndërsa ka përfunduar në bashkinë Roskovec ku kryeson Ilirjan Musko.
Ndërkohë në Mallakastër me një diferencë të thellë kryeson Klevis Jahaj i Partisë Socialiste.
Në këtë qark demokratët nuk kanë mundur të marrin as mandatin e pestë në listën e mbyllur.
I pari në listën e mbyllur të PD renditet drejtuesi politik i qarkut Gazment Bardhi, Luan Baçi, Brunilda Haxhiu dhe Saimir Korreshi.
Partia Socialiste do të marrë 7 mandate në listë të hapur e cila deri në këto momente kryesohet nga Klevis Jahaj, i ndjekur nga Asfloral Haxhiu dhe Ceno Klosi, ndërsa Zegjine Çaushi fenomeni i rrjeteve sociale arriti maksimumin në Roskovec, duke renditur ndër fituesit e listës së hapur.
Jashtë listës fituese deri në këto momente ka mbetur deputeti aktual Nusret Avdulla. Në KZAZ- në nr. 60 ka filluar numërimi i kutive të para.
-
-
Berisha fitoi, ne humbëm!
14 Maj, 11:32
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


