Xhaferaj: Nuk dua ta pranoj, por më 11 maj fiton PS-ja!

5 Maj 2025, 19:28 / POLITIKË ALFA PRESS

Xhaferaj: Nuk dua ta pranoj, por më 11 maj fiton PS-ja!

Deputeti Ferdinand Xhaferaj ishte i ftuar në emisionin Dekalog nga gazetari Roland Qafoku në DritareTv.
Kur na ndajnë vetëm 6 ditë nga zgjedhjet e 11 majit Xhaferaj u shpreh se rezultati dihet tashmë dhe ky fakt sipas deputetit i bën këto zgjedhje më të shëmtuarat.
Xhaferaj i bindur tha se mënyra e organizimit të PD-së e bënë situatën të vështirë e si rrjedhojë PD-ja nuk e siguron dot rotacionin politik dhe se këto zgjedhje i fiton Partia Socialiste.

“Unë kritikën e bazoj në argument ndaj them se zgjedhjet në demokraci i karakterizon pasiguria që fituesi nuk dihet. Ndryshe nga këto zgjedhje ku rezultati dihet, dhe prandaj janë zgjedhjet më të shëmtuara që kam parë ndonjëherë. Palët kanë hyrë në garë për interesa të kundërta, pra mënyra se si e djathta u konceptua dhe vendimmarrja që pati për këto 3 vite dhe për shumë gjëra të tjera është e formuar në atë mënyrë që nuk e siguron dot rotacionin. Nuk kam dëshirë ta pranoj por këto zgjedhje i fiton Partia Socialiste.” – u shpreh deputeti Ferdinand Xhaferaj.

 

Po ndodh...

ide