E zbritën në vendin e tretë në finalen e "BBVA5", Mateo nuk përmbahet! Thumbon publikisht produksionin: Rezultat i paracaktuar

20 Prill 2026, 15:53 / SHOWBIZ ALFA PRESS

E zbritën në vendin e tretë në finalen e "BBVA5",

Fitorja e “BBVA5” nga Selini dhe renditja e Mirit në vend të dytë, është pasuar me një zhurmë të madhe në rrjet, e kësaj radhe ka reaguar i irrituar vetë Mateo.

Përmes një postimi të bërë në Insatgramin e tij, të cilin e fshiu brenda pak minutash, Mato akuzoi produksionin se kanë paracaktuar fitoren e këtij edicioni të “Big Brotherit”, pasi sipas tij votat kanë treeguar të kundërtën e asaj që ndodhi në finale.

“Kur drejtësia në televizione bëhet sipas interesave dhe jo sipas meritës, atëherë çdo votë e publikut humbet vlerën. Publiku mbështet, voton, investon emocion- por në fund rezultati del i paracaktuar” shkroi Mateo në një postim të bërë në Instastory.

Edhe pse postimin në fjalë u fshi menjëherë, ky reagim ka bërë xhiron e rrjetit duke u shpërndarë gjerësisht.

Ditën e sotme kundër ndarjes së çmimeve në finalen e “BBVA5” ka reaguar ashpër dhe G-Bnai i cili pretendoi se të paktën çmimin e dytë e meritonte Mateo për hir të dashurisë së sajuar nga produksioni.

Po ndodh...

ide