Vrau ish-gruan, partnerin e saj të ri dhe më pas veten, dalin fotot e 3 shqiptarëve të cilëve iu ndërpre jeta në mënyrë tragjike

Janë publikuar ditën e sotme fotografitë e 3 shqiptarëve, të cilët, pasditen e të premtes mbyllën sytë përgjithmonë për shkak të tragjedisë së ndodhur për motive xhelozie.
Siç mund t’i shikoni dhe në foto këta janë shtetasit: Astrit Koni, Drita Meçollari dhe Bardhok Gega.
Pas disa refuzimeve për t’u bashkuar me ish-gruan e tij, Astrit Koni humbi toruan pasditen e së premtes dhe qëlloi për vdekje me thikë Drita Meçollarin dhe partnerin e saj të ri, Bardhok Gegën.
Pak çaste pasi kreu krimin e dyfishtë, Koni i dha fund jetës së tij duke u hedhur nga lartësia e kështjellës ku ai punonte si kopshtar.
Ngjarja e rëndë u zbulua pasditen e së shtunës, menjëherë pas denoncimit të vëllai të Dritës i cili ngriti alarm se nuk kishte kontaktuar prej orësh me motrën e tij, çka çoi në zbulimin e të vërtetës së hidhur.
Menjëherë pas kontrolleve të shtrira në terren për lokalizimin e 55-vjeçares, buzë lumit u gjetën trupat e pajetë të Drita Meçollarit dhe Bardhok Gegës.
Brenda të njëjtës ditë, trupi i Astrit Konit u gjet pa shenja jete në oborrin e kështjellës.
Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik si në Itali ashtu dhe në Shqipëri, pasi dyshohet se vrasjet ishin mirëmenduar dhe paralajmëruar.
Pak ditë para tragjedisë, u zbulua se Astrit Koni i kishte shkruar ish-partneres së saj se kjo i kishte nxirë jetën për 15 vite, ndaj tani ishte fundi për të dy.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
