Kishin kultivuar në platforma polistiroli fidanë kanabisi, dy të arrestuar në Librazhd

20 Prill 2026, 12:22 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kishin kultivuar në platforma polistiroli fidanë kanabisi, dy të

Si rezultat i një hetimi proaktiv të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe në koordinim me Prokurorinë, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 2 shtetasve, të dyshuar të përfshirë në kultivim të bimëve narkotike, u zhvillua operacioni i koduar “Faza e parë”.

Gjatë kësaj faze të operacionit, u arrestuan shtetasit O. L., 24 vjeç dhe R. B., 26 vjeç, të dy banues në fshatin Xhyrë.

Ata u kapën në flagrancë, në zonën e pyllëzuar të këtij fshati, ku kishin kultivuar në platforma polistiroli, fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa.

Kontrollet dhe hetimet në kuadër të operacionit anticannabis “Faza e parë”, vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

Po ndodh...

ide