Jozi më bullizoi në dush dhe më kërcënoi, nuk po merrja dot frymë “/ Banori i Big Brother rrëfen skenat e patransmetuara

25 Prill 2025, 22:50 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Jozi më bullizoi në dush dhe më kërcënoi, nuk po merrja


I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin 'Glamour Zone', Benard Hulme, ish-banor i 'Big Brother VIP Albania 4', rrëfeu për herë të parë një incident të pazbuluar më parë për publikun, i cili sipas tij ndodhi në dush dhe nuk u transmetua gjatë spektaklit.

Një pjesë nga intervista:

Ester Bylyku: Ka patur ndonjë keqkuptim që ndoshta nuk I është dhënë rëndësia e duhur në ‘prime’?

Benard Hulme: Ky incident ishte në dush mes meje dhe Jozit, ku mënyra sesi më bullizoi me ujë të ftohtë deri në një pike që unë përpara se të dilja nga vetja thjesht I hodha një shkelm të gjitha produkteve që ishin aty në tokë dhe e lash shumë I mërzitur dushin.

Ester Bylyku: Pati një diskutim verbal?

Benard Hulme: Jo, unë isha I vetëm duke bërë dush dhe Jozi vjen në pjesën tjetër të dushit dhe filloi me ujin e ftohtë, të merrte ftymën jo se se përballoja dot. Unë kisha atë skenarin tim për të bërë në lidhje me orarin, kisha grimin. Kisha atë planin tim dhe kjo gjë më pengonte. Nuk e kisha përjetuar ndonjëherë të them të drjetën. Fakti që nuk pranonte një ‘mos’ ose ‘jo’ ishte fakti që më mërziti më tepër. Kuptohet që Jozi më kërcënoi para prime-it dhe tha që ‘në qoftë se ti e flet këtë gjë unë do të them që më ke çarë këmbën me një nga shishet e kallçukut.