Nga banore e “Ferma VIP” në moderatore, Ditea Berisha tashmë në një romancë? Influencerja zbulon detaje nga jeta e saj personale

21 Prill 2025, 15:59 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Nga banore e “Ferma VIP” në moderatore, Ditea Berisha

Moderatorja e “Ferma Club”, Ditea Berisha, në një intervistë së fundmi, ka zbuluar detaje rreth jetës së saj personale.

E pyetur nga moderatori nëse është në një romancë dashurie, Ditea nuk nguroi të përgjigjet me sinqeritet.

“Jo, nuk kam të dashur aktualisht,” u shpreh ajo në emisionin “2984” .

Këtë vit, Diteas, e njohur më parë si influencere i është besuar drejtimi i Ferma Club.

Një vit më parë ajo ka qenë banore e këtij reality-show, dhe përsa i përket kësaj eksperience ajo u shpreh se i ka marrë më të mirën.

“Ka qenë shumë e bukur. Kush di ta përjetojë, i merr më të mirën,” ndërsa shtoi se: “Më ka rritur shumë. Tani nuk e kam më problem të jem në ekran, siç e kisha më parë.”

Kujtojmë gjithashtu se moderatorja është motra e personazhit televiziv Sarah Berisha.

 

Po ndodh...