
Një “arkivol” i zi dhe gogla me ngjyra që përcaktojnë fatet/ Netflix zbulon trailerin e “Squid Game 3”

“Squid Game” është një ndër serialet më të ndjekura në Netflix, që ka mbajtur të “gozhduar” pas ekranit teleshikuesit. Sezoni 3 dhe i fundit i “Squid Game” do të shfaqet më 27 Qershor dhe trailer-i i sapo publikuar ofron një pamje të parë të asaj se çfarë pritet të ndodhë.
Që nga premiera e saj e parë drama koreane “Squid Game” është bërë një ndër serialet më të ndjekur të të gjitha kohërave në mbarë botën, me një kast fantastik të aktorëve koreanë, të cilët krijojnë aleanca dhe armiq përmes versioneve vdekjeprurëse të “Red Light” dhe lojëra të tjera të komplikuara.
Sezoni i parë u pasua me sukses të jashtëzakonshëm jo vetëm në Korenë e Jugut, por edhe në Hollyëood. “Squid Game 2” u bë gjithashtu sezoni më i shikuar në Netflix, duke forcuar më tej ndikimin global të serialit. Sezoni 3 dhe u fundit i “Squid Game” pritet që të ketë të thyejë po ashtu rekorde shikueshmërie. Ditën e djeshme Netflix publikoi trailerin e “Squid Game 3”, duke ndarë dhe disa detaje të asaj se çfarë pritet të ndodhë.
Duke u nisur nga ngërçi shkatërrues i sezonit 2, sezoni 3 e shtyn Gi-hun (lojtari 456) përsëri në zemrën brutale të lojërave, i vendosur t’i shkatërrojë ato një herë e përgjithmonë. Ende i përndjekur nga tradhtia dhe humbja e aleatit të tij më të ngushtë, Jung-bae (lojtari 390), Gi-hun përballet me rreziqe të reja, përfshirë Njeriun e Frontit, i cili në mënyrë tronditëse u infiltrua në rebelimin e tyre i maskuar si lojtari 001.
Traileri i sezonit 3 hapet me roje të veshur me rozë që mbajnë një kuti të zezë, që i ngjan një arkivokli me një fjongo ngjyrë rozë sipër. Kuriozë dhe të frikësuar, lojtarët afrohen dhe hapin kutinë, duke zbuluar Gi-hun brenda. Ndërsa ai zgjohet, shikuesit “transportohen” në një moment tjetër të serialit, në fillimet e një loje të re.
Një makinë masive shpërndan gogla në ngjyrë të kuqe dhe blu, duke përfaqësuar fatet që do të përcaktojnë sfidën e ardhshme, në fund traileri mbyllet me të qarat e një foshnje…
Në sezonin 3, fytyra të njohura të lojtarëve kthehen: Njeriu i Frontit, detektivi Hwang Jun-ho, Myung-gi (lojtari 333), Dae-ho (lojtari 388), Hyun-ju (lojtari 120), Yong-sik (lojtari 007), Geum-ja (lojtari 149), Jun-hee (lojtari 222), Min-su (lojtari 125), Nam-gyu (lojtari 124) dhe roja rozë No-eul.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128