Bajer Leverkusen konfirmon klauzolën e veçantë të Çabi Alonsos për largimin: Vetëm nëse e kërkojnë këto klube

21 Prill 2025, 18:30 / SPORT ALFA PRESS

Bajer Leverkusen konfirmon klauzolën e veçantë të

Çabi Alonso ka vendosur në klauzolë të veçantë në kontratë për larigmin e tij të menjëhershëm nga Bajer Leverkusen dhe kjo tashmë është konfirmuar edhe nga drejtuesit më të lartë të klubit gjerman. Shefi ekzekutiv i Leverkusen, Fernando Karro, pranoi se spanjolli ka vendosur një klauzolë që ka lidhje me klubet ku ai ka luajtur në karrierën si profesionist.

Duke folur para mediave në Madrid, ku ai ishte i pranishëm për çmimet “Laureus”, Karro pranoi se palët kishin rënë dakord që në fillim në këtë pikë. Çabi Alonso mund të largohej menjëherë nga Bajer Leverkusen nëse merrte një ofertë nga klubet e Real Sociedad, Bajern Mynih, Liverpul dhe Real Madrid,ku t’i ofrohej pankina e skuadrës së parë.

Karro gjithashtu tha para mediave se palët kishin vendosur një afat prej 3-4 javësh për të vendosur për të ardhmen. Në atë moment, edhe gara në Bundesligë do të ketë mbaruar dhe Çabi Alonso mund të vazhdojë te “aspirinat”, ose të largohet direkt nëse një nga këto katër klube e kërkon.

 

Po ndodh...