
Bayern sfidon Interin në Champions, Shaqiri: Nuk mund të zgjedh

Bayern Munich dhe Inter do të përballen në Champions, në kuadër të çerekfinales. Si një ish i të dy skuadrave, lojtari me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, dha mendimin e tij për ndeshjen.
“Kam luajtur për të dyja klubet dhe kam përjetuar momente të mëdha me të dyja fanellat. Kjo e bën të vështirë për mua të zgjedh. Nuk mund të bëj një parashikim. Do të mbështes thjesht skuadrën më të mirë”.
Sa i përket mundësisë që Interi të përsërisë tripletën historike të vitit 2010, Shaqiri thotë: “Është shumë e vështirë, por jo e pamundur. Për të arritur një objektiv të tillë, duhet sezoni perfekt, me siguri edhe një dozë e mirë fati. Interi ka një skuadër shumë të mirë dhe shpirt gare të lartë, prandaj nuk mund të përjashtohet si mundësi”.
Për mungesat e shumta që po përballon Bayern Munich, ai komentoi: “Kjo është diçka që mund të ketë ndikim, sidomos kur mendon që mbrojtja e tyre ishte ndërtuar mirë. Sidoqoftë, Bayerni ka shumë cilësi edhe në stol. Mungesat mund të ndikojnë, por nuk duhet të jenë vendimtare”.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128