Besiktas fiton derbin ndaj Fenerbahces dhe i “jep” titullin Galatasaray-it

4 Maj 2025, 22:34 / SPORT ALFA PRESS

Besiktas fiton derbin ndaj Fenerbahces dhe i “jep” titullin

Fenerbahce është mundur 0-1 në shtëpi në derbin ndaj Besiktas. Me humbjen e sotme, mund të quhet e mbyllur gara për titullin kampion në Superligën turke. Kur duhen edhe 6 javë nga fundi, Galatasaray kryeson me 8 pikë më shumë se Fenerbahce.

Përsa i përket takimit të sotëm, protagonisti kryesor ishte Gedson Fernandes.  Portugezi fillimisht humbi një penallti në minutën e 36-të, ndërsa në minutën e 44-të shënoi golin e avantazhit dhe të fitores për ekipin e tij.

Mesfushori i Besiktas përfitoi nga një gafë fatale e portierit vendas, Egribayat, i cili bëri një dalje të gabuar, Fernandes nuk e pati të vështirë të dërgonte topin në rrjetë. Rezultati nuk ndryshoi as në pjesën e dytë.

Pas kësaj fitoreje, Besiktas ngjitet në vendin e katërt me 55 pikë. Milot Rashica luajti për 90 minuta dhe bëri një perfomancë të mirë, ndërsa Ernest Muçi vazhdon të jetë i dëmtuar.