
Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

Bologna fiton Kupën e Italisë, duke mposhtur 1-0 Milanin në finalen e luajtur në “Olimpico”.
Finalja nisi vrullshëm, në minutën e 4-të, Bologna pretendon për një penallti, ku Orsolini ndalet nga Maignan, por aksioni rezultoi i pavlefshëm për pozicion jashtë lojë, kështu që pretendimi i bolonjezëve bie.
Në minutën e 8-të, Bologna provon me Castro, argjentinasi godet me kokë pas krosimit nga goditja e dënimit, por Maignan ishte i vëmendshëm.
Reagimi i Milan do të vinte në minutën e 10-të, ku Luka Jovic ishte pranë golit, por goditja u prit nga Skorupski. Minutat në vijim nuk pati ndonjë rrezik konkret, pjesa e parë mbyllet në barazim 0-0.
Pjesa e dytë ka nisur me gol. Pas një aksioni të gjatë, Dan Ndoye dërgon topin në portën e Mike Maignan, duke mposhtur francezin dhe duke kaluar kështu në avantazh Bologna-n. Milan provoi deri në fund, por nuk arriti dot të barazonte shifrat.
Bologna fiton Kupën e Italisë dhe hakmerret në mënyrën më të mirë ndaj Milanit për humbjen 3-1 të javës së kaluar në Serie A, një humbje që e nxorri jashtë garës për zonën Champions, ekipin e drejtuar nga Vincenzo Italiano.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

Berisha fitoi, ne humbëm!

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128