Conte drejt marrjes së drejtimit të Italisë, ja emrat që mund ta zëvendësojnë te Napoli

Zërat për një rikthim të Antonio Conte në pankinën e Italia po bëhen gjithnjë e më të fortë. Një sërë indikacionesh, që nga deklaratat e presidentit të Napoli, Aurelio De Laurentiis (“Nëse ma kërkon, do ta lija të largohej”), e deri te qëndrimet e figurave të rëndësishme të sportit italian, po e shtyjnë gjithnjë e më shumë këtë skenar drejt konkretizimit.
Pavarësisht kësaj, Conte mbetet i fokusuar te fundi i sezonit me Napolin, një edicion i vështirë i karakterizuar nga dëmtime të shumta dhe ndryshime të vazhdueshme në formacion.
Megjithatë, skuadra vazhdon të qëndrojë konkurruese dhe ndodhet 7 pikë pas Inter, me disa që madje ëndërrojnë edhe një tjetër titull. Edhe pse një mision i vështirë, trajneri salentin është plotësisht i përqendruar te objektivat aktuale.
Historia e karrierës së Contes sugjeron se një largim në fund të sezonit është një mundësi reale. Vetëm te Juventus ai ka qëndruar më shumë se dy vite (2011–2014), duke fituar tre tituj kampionë. Në eksperiencat e tjera, cikli i tij zakonisht ka qenë dyvjeçar.
Rikthimi te kombëtarja italiane do të kishte edhe një dimension emocional për Conten. Ai u largua në vitin 2016 pas eliminimit dramatik në çerekfinalet e UEFA Euro 2016 kundër Gjermanisë, një ndeshje e humbur me penallti. Që atëherë, trajneri ka lënë të kuptohet se një rikthim mbetet një objektiv personal.
Në prapaskenë, De Laurentiis po përgatitet për çdo skenar. Sipas mediave italiane, presidenti ka në listë disa kandidatë për pasuesin e mundshëm të Contes. Ndër emrat më të përfolur janë Thiago Motta, i cili kërkon të rilançojë karrierën, Vincenzo Italiano, një nga trajnerët më në formë të viteve të fundit, si dhe Fabio Grosso dhe Daniele De Rossi.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128