Banorët denoncojnë: Rruga në Babrru degradohet një vit pas rikonstruksionit

Një qytetar, banor i Babrroit, pjesë e bashkisë Kamëz i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar gjendjen e rrugës “Pashko Vaso”.
Ai ka treguar se kjo rrugë e cila një vit më parë iu nënshtrua rikonstruksionit dhe riaparimit, tani është shkatërruar dhe e pasigurt për kalimtarët dhe automjetet.
Në pamje mund të shihni se si rruga është plasaritur dhe e shembur, ndërkohë që sipas qytetarit dhe askush nuk shkon ta inspektojë.
Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente për të parandaluar përkeqësimin e situatës dhe për të siguruar qarkullim të sigurt.
Ata thonë se gjendja e saj e rënduar paraqet rrezik për sigurinë e kalimtarëve, sidomos gjatë sezonit të shirave kur plasaritjet dhe gropat mund të mbushen me ujë.
Prsh! Kjo rruga ne babrru afer repartit ushtarak Ska asnje vit nga perfundimi i saj Dhe shikojeni se ne cfare gjendje eshte Dhe askush nuk vjen per ta shiku Bashkia kamez Rruga pashko vaso/ JOQ/
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128